Lajmi i fundit

Policia franceze vret një burrë që tentoi të djegë sinagogën

EMRI/ Ky është adoleshti shqiptar që vdiq nga zjarri në Itali

EMRI/ Ky është adoleshti shqiptar që vdiq nga zjarri në Itali

10:34, 01/01/2023
A+ Aa A-

Ledjan Imeraj është 17-vjeçari shqiptar që humbi jetën tragjikisht, si pasojë e flakëve që përfshinë qendrën komunitare për të mitur në  Pasian di Prato të Udines, në Itali.

Ëndrrat e shumta që kishte Ledjani, e kishte filluar pak nga pak t’i realizonte, u ndërprenë në mes nga ngjarja fatkeqe, zjarri i rënë në orën 2 të mëngjesit të ditës së djeshme.

Në ambientet e qendrës komunitare për të miturit, i riu shqiptar po qëndronte prej muajit shtator të këtij viti. Gjatë ndërhyrjes ekipet e shpëtimit arritën të shpëtonin e të nxirrnin 11 persona, 2 prej të cilëve mbetën të lënduar, por për 17-vjeçarin shqiptar ishte shumë vonë, ndërsa trupi i pa jetë i tij u gjet në dhomën e gjumit. Autoritet italiane do të duhet të zbardhin dinamikën dhe shkaqet që çuan në këtë në këtë tragjedi.

Nga flakët janë prekur platforma druri, mobilje dhe materiale të ndryshme të qendrës. Në strukturë kishte edhe një bombol gazi, fatmirësisht e paprekur nga flakët, e cila u sigurua menjëherë . Ishin banorët e një pallati ngjitur me atë ku banon komuniteti i të miturve të huaj, që ngritën alarmin natën e ngjarjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco