U kap në flagrancë duke vjedhur një banesë, arrestohet hajduti 38-vjeçar në Korçë

U kap në flagrancë duke vjedhur një banesë, arrestohet hajduti 38-vjeçar në Korçë

16:10, 31/12/2022
A+ Aa A-

Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme një 38-vjeçar me iniciale A. G. pasi është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë banesën e një shtetasi tjetër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 38 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, pasi në lagjen nr. 18, Korçë, u kap nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco