Zhvati dhjetëra mijëra euro nga biznesmenë të ndryshëm, kush është drejtoresha e bashkisë që u vu në pranga

Zhvati dhjetëra mijëra euro nga biznesmenë të ndryshëm, kush është drejtoresha e bashkisë që u vu në pranga

09:31, 29/12/2022
A+ Aa A-

Drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës, ka përfunduar në prangat e Policisë me vendim të Gjykatës së Korçës.

Viola Sterjo u arrestua nën akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda, pasi kishte zhvatur nga 20 mijë deri në 90 mijë euro ryshfet nga subjekte të ndryshme në zonën e Korçës kundrejt premtimeve se do të ndërhynte pranë Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, në mënyrë që këto subjekte të fitonin grande. “Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetases V. S., 39 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 26.12.2022, ka caktuar për këtë shtetase masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Mashtrimi’, me pasoja të rënda. Nga hetimet e kryera rezulton se në periudhën mars-nëntor 2020, nëpërmjet mashtrimit, V. S., dyshohet se ka përfituar në qytetin e Korçës, një shumë të konsiderueshme monetare, me qëllim ndikimin e saj në institucione shtetërore, që qytetarë të ndryshëm të përfitonin fonde monetare nga shteti”, sqaron Policia.

Denoncimet

Kanë qenë pesë subjekte në zonën e Korçës që kanë denoncuar në polici mashtrimet e zyrtares së bashkisë së kryeqytetit. Mashtrimet kanë ndodhur në periudhën mars-nëntor 2020. Prej asaj kohe, bizneset përkatëse nuk kanë përfituar asgjë nga AZHBR-ja dhe për pasojë, ata i janë drejtuar policisë, duke denoncuar 39-vjeçaren. Katër prej kallëzuesve janë nga Korça ndërsa i pesti është nga Pogradeci.

Personave të mashtruar, zyrtarja u kishte premtuar se do të ndërhynte pranë AZHBR-së për përfitimin e grandeve të ndryshme kryesisht në fushën e bujqësisë dhe atë të turizmit. Në një rast që daton në gusht të vitit 2020, zyrtarja i ka kërkuar një shtetasi shumën prej 28 mijë eurosh me qëllim që të bëhej gati dokumentacioni i bujtinës. Sipas denoncuesit, zyrtarja e Bashkisë i ka deklaruar se duhej të paguante 2% të vlerës në mënyrë që të përfitonte grandin.

Ditë më vonë, po ky shtetasi i ka dhënë zyrtares edhe shumën tjetër prej 9 mijë eurosh pasi i duheshin për dokumentacionin për investimin që do të bëhej në Voskopojë. Shuma e zhvatur nga zyrtarja arrin në rreth 344 mijë euro në total. Një tjetër denoncim, është ai i një shtetasi nga Korça i cili i ka deklaruar Policisë se i ka paguar Sterjos shumën prej 160 mijë euro me premtimin se ajo do të ndërhynte për një grant prej 2.2 milionë eurosh. Kur ka kuptuar që granti ka dështuar, 39-vjeçarja i ka premtuar se do projekti do të shkonte në 4.5 milionë euro.

Një tjetër qytetari i cili me dy ortakë do të ndërtonte një resort në Voskopojë Sterjo i ka marrë 90 mijë euro, duke e mashtruar se kishte bërë aplikim tek AZHBR për ndërtimin e resortit me vlerë 2 milionë euro. Nga totali 90 mijë euro, Sterjo i ka kthyer vetëm 20 mijë euro pasi ai kishte mësuar se në emër të tij nuk ishte bërë asnjë aplikim. Hetimet po vijojnë për të zbuluar nëse edhe persona të tjetër kanë përfunduar në grackën e zyrtares, e cila ka mbajtur më herët edhe postin e drejtores në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Turizmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco