Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Zgjedhjet europiane, 'Vaterloja' e të majtës

Ekzekutimi i Edmond Papës, eksperti i kriminalistikës: Vrasësit me pagesë janë kryesisht në Tiranë, autori frekuentues...

Ekzekutimi i Edmond Papës, eksperti i kriminalistikës: Vrasësit me pagesë janë kryesisht në Tiranë, autori frekuentues...

20:28, 28/12/2022
A+ Aa A-

Zbardhen dëshmi dhe detaje të reja nga vrasja e Edmond Papës në rrugën “Fadil Bodinaku”, në Tiranë më 16 dhjetor. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha se nga kjo ngjarje i ka bërë përshtypje lëvizja e autorit të krimit, që sipas tij ose ishte frekuentues i lokalit ku u vra shënjestra e tij ose e kishte studiuar gjithçka. Mes të tjerash ai tha se vrasësit me pagesë veprojnë kryesisht në Tiranë.

“Mund të ishte vrarë dhe rrugës duke ardhur nga Saranda. Papës nuk i është gjetur armatim. Më ka bërë përshtypje dalja nga lokali i të dyshuarit të ngjarjes, duket se e kishte frekuentuar dhe më parë.

Ai duket se mund të jetë frekuentues i atij lokali, ose ka qenë i lagjes. Ti e di se ai rri aty, këtu ka pikëpyetje për ngjarjen. Shumë vrasës me pagesë veprojnë në Tiranë. 9 gëzhoja, qëllohet aq shumë kur ka panik dhe stepje nga autori, ose kur ka lëvizur viktima, një vrasës profesionist zakonisht janë 2 ose 3 plumba.

Autori duket i patemperuar. Objektiv i lehtë. Ulej vetëm dhe nuk kishte mbulim nga persona të tjerë. Viktima duket sikur e pa parë autorin dhe në panik e sipër ai ka zbrazur karikatorin, mesa di viktima nuk ka as qëllim në kokë.

Diletantët në vrasje me pagesë nuk kanë një plan të mirëmenduar dhe shkojnë ballazi, por harrojnë që mund të kenë edhe një kundërpërgjigje.”-tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco