Ana e rrezikshme ‘sekrete' e emojive për fëmijët: Policia britanike vë në alarm prindërit

Ana e rrezikshme ‘sekrete' e emojive për fëmijët: Policia britanike vë në alarm prindërit

11:40, 21/12/2022
A+ Aa A-

Policia britanike ka publikuar së fundmi, një udhëzues të tmerrshëm se çfarë kuptimi mund të kenë emojit kur përdoren nga fëmijët – duke përfshirë një imazh të “syve” që përdoret për të nënkuptuar “shitës droge”.

“Bota sekrete e emoji-ve” tregon anën më të errët të asaj për të cilën përdoren simbolet shumëngjyrëshe – si për shembull në kodin për drogën dhe seksin.

Një listë shembujsh përfshin përdorimin e një luleshtrydheje, qeni, qershie, keku, akullores ose gjethes për të treguar kanabisin.

Një patëllxhan ose një pjeshkë mund të përfaqësojë seksin dhe një alien ose një maskë mund të nënkuptojë MDMA.

Ndërkohë, një peshk, pompë benzine ose një fjollë dëbore mund të përfaqësojë përdorimin e kokainës, ndërsa një grusht ose një raketë mund të nënkuptojë se sa të fuqishme janë substancat.

Emojit e një dy syve ose të një kablloje energjie mund të nënkuptojnë se dikush është shitës droge - ndërsa një kalë mund të nënkuptojë ketaminë dhe një tullumbace, gazin "NOS" (Nitrous Oxide - gazi pa ngjyrë që shitet në bombola, zakonisht thithet duke përdorur një tullumbace.)

Image

Policia britanike në  Surrey e ka bërë publik udhëzuesin si pjesë e një fushate për t'i bërë prindërit më të vetëdijshëm për rrezikun nga emojit.

Inspektore Kate Hyder tha: "Ne me të vërtetë duam që prindërit dhe kujdestarët të ndihen të sigurt për të biseduar me fëmijët e tyre për këtë, nëse do të kenë nevojë dhe kur ata kanë nevojë".

Emojitë - simbole të vogla që përcjellin emocione - janë bërë një mënyrë popullore për të komunikuar në të gjitha moshat.

Por Policia e Surrey thotë se ekziston një ‘botë sekrete emojish’ – me ‘kuptime më shqetësuese’.

Forca policore tha se kishte kaluar dy javët e fundit duke bërë fushatë për të rritur ndërgjegjësimin, pasi "disa të rinj mund të përdorin emojitë kur flasin për drogën dhe sjelljen seksuale".

Inspektorja Hyder shtoi: “Ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm se emoji-t dhe kuptimet e tyre alternative janë diçka që do të ndryshojë vazhdimisht, dhe kështu puna dhe kërkimi ynë për këtë do të vazhdojë.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco