Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Zgjedhjet europiane, 'Vaterloja' e të majtës

Veliaj nis Teatrin e ri, Aleanca: Turp për SPAK që lejoi një bandit të fillojë punimet!

Veliaj nis Teatrin e ri, Aleanca: Turp për SPAK që lejoi një bandit të fillojë punimet!

10:34, 21/12/2022
A+ Aa A-

Nisja e punimeve për Teatrin e Ri Kombëtar, paralajmëruar për sot nga bashkia e Tiranës, është pritur me protesta nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarë të revoltuar, të cilët kërkojnë ndërtimin e atij institucioni ashtu siç ishte historikisht dhe në truallin ku ishte, jo sipas projekteve të bashkisë, që e përfshijnë atë në kulla.

Perimetri i zonës ku do të nisin punimet është rrethuar nga forca policie, për të mbajtur larg protestuesit.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veiaj, ka mbërritur ndërkohë në zyrën e tij, ç’ka është parë nga protestuesit dhe ka krijuar një farë tensioni në zonë.

Avokatja e Aleancës, Adriana Kalaja, kërkoi vëmendjen e SPAK-ut ndaj këtij rasti. ”Jemi të keqardhur – tha znj. Kalaja, - se mbi 34 herë kemi kërkuar në SPAK, vendosjen e sekuestros preventive mbi truallin. Sot, prokurori Edvin Kondili, prokurori që iku Arben Kraja dhe prokurori i ri që është emëruar kryetar i SPAK, duhet të ndihen me faj, duhet të ndihen me turp, sepse i kanë dhënë mundësi një banditi për të filluar punimet.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco