Tragjike në Durrës/ Po kthehej nga puna, i riu bie në kontakt me rrymën elektrike dhe humb jetën

Tragjike në Durrës/ Po kthehej nga puna, i riu bie në kontakt me rrymën elektrike dhe humb jetën

10:27, 21/12/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në lagjen 14 në Nishtulla të Durrësit. Një 24 vjeçar teksa po kthehej nga puna në orët e vonë të natës ka rënë në kontakt me rrymën elektrike që ishe shkëputur në rrugë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Gazetarja e Syri.Tv, Albana Aliaj mëson se i riu ,Argjend Dauti është gjetur nga kalimtarët e rastit i shtrirë në rrugë pa shenja jete.

Ndërsa punonjësit e OSHE-s janë kujtuar tani pas rastit tragjik që të dalin në terren dhe të rregullojnë linjën e shkëputur e cila shkarkonte në rrugë dhe që mund të shkaktonte edhe viktima të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco