SYRI TV/ Fshati që ‘lundron’ mbi naftë, banorët: Ne nuk përfitojmë asgjë...

10:18, 21/12/2022
A+ Aa A-

Fshati Gorisht ka një nga nëntokat më të pasura me naftë në vendin tonë, e cila shfrytëzohet nga Albpetrol. Por, kjo pasuri publike, nuk është përkthyer në investime për këtë fshat, banorët e të cilit, tregojnë se edhe rrugën e kanë ndërtuar vetë

SYRI TV

Këto puse nxjerrin arin e zi nga nëntoka e fshatit Gorisht në Vlorë. Kjo pasuri, që shfrytëzohet prej dekadash, ndonëse duhet të ishte një “bekim” për banorët, duket se më shumë ka qenë një mallkim…

Nafata e Gorishtit nuk përkthehet në mirëqënie për banorët. Ata tregojnë se ndonëse nën këmbë kanë një pasuri të tillë, fshati është tërësisht i harruar nga bashkia Selenicë, aq sa dhe rrugën e kanë ndërtuar vetë, ndërsa banorët nuk kanë as ujë të pijshëm.

Plaga e shpopullimit, ndoshta do të duhej të ishte ndjerë më pak në Gorisht, pasi të rinjtë do të duhet të gjenin punë në industrinë e nxjerrjes së naftës. Por, siç tregojnë banorët, as në këtë drejtim, kjo pasuri nuk ka vlejtur për ta.

Nafta që nxirret nga Gorrishti dhe Koculi shfrytëzohet nga Albpetrol dhe qeveria shqiptare, por kjo e fundit i ka kthyer pak, për të mos thënë aspak investime kësaj zone.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco