22-vjeçarit shqiptar i shpërthen granata në punë

22-vjeçarit shqiptar i shpërthen granata në punë

09:49, 02/12/2022
A+ Aa A-

Një 22-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në punë pasi i ka shpërthyer një granatë dore. Ngjarja ka ndodhur të enjten në Torino. I riu shqiptar ishte duke punuar në një ndërtesë që po rikonstruktohej.

Sipas të dhënave, i riu po zhvendoste disa mbetje me lopatë në kopshtin e ndërtesës.

Megjithatë, aty ndodhej edhe një granatë që i përkon Luftës së Dytë Botërore, e cila u aktivizua dhe shpërtheu.

I riu shqiptar u dërgua menjëherë në spital dhe ka marrë dëmtime në këmbë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco