Sekuestrohen mbi 20 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 29 vjeçari shqiptar

Sekuestrohen mbi 20 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 29 vjeçari shqiptar

13:00, 27/11/2022
A+ Aa A-

Operacioni në Kozan u zhvillua nga policia kufitare e Kosturit. Është ndaluar mjeti që drejtohej nga një shqiptar 29 vjeç.

Brenda mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta që përmbanin 20 pako me 20 kg 900 gram marijuanë.

U sekuestrua dhe 1 celular dhe 1 kartë SIM. Gjatë muajit nëntor në zonën e Greqisë Perëndimore, që përfshin zonën Kostur, Kozani, Selanik janë evidentuar 6 raste ku janë kapur në total rreth 175 kg marijuanë që dyshohet se vinin nga Shqipëria dhe ku janë arrestuar disa shtetas shqiptarë.

Zakonisht në këtë zonë ngarkesat e drogës vijnë nga kufiri i Qarkut të Korçës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco