FOTO/ Babë e bir, ja viktimat tragjike të motit në Malësinë e Madhe

FOTO/ Babë e bir, ja viktimat tragjike të motit në Malësinë e Madhe

09:41, 21/11/2022
A+ Aa A-

U deshën plot 16 orë kërkime që të gjendeshin trupat e pajetë të babë e bir në Shkodër, të cilët i mori rrjedha e ujit bashkë me makinën një ditë më parë.

Njoftimi i policisë ka konfirmuar edhe dy viktimat e para të motit të keq në Shqipëri, për këtë sezon dimri.

Babë e bir janë gjetur në gjatësinë e përroit, në Bogë. Ata u zhdukën mesditën e kaluar.

Pjetër Rushaj, 50 vjeç po udhëtonte bashkë me djalin e vajzën me makinë në momentin që uji i përroit i mori përpara.

Vajza arriti të dilte nga mjeti dhe u ndihmua nga një banor i zonës, ndërsa 50-vjeçari me djalin nuk ia dolën dot. Kërkimet nisën që dje, por u ndërprenë për shkak të errësirës e motit të keq, për të rinisur këtë mëngjes. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco