Stuhi në Dibër: Gurët bllokojnë aksin Milot-Burrel, rruga e kalueshme vetëm në një sens

Stuhi në Dibër: Gurët bllokojnë aksin Milot-Burrel, rruga e kalueshme vetëm në një sens

09:00, 21/11/2022
A+ Aa A-

Situata në qarkun e Dibrës paraqitet e qetë, pavarësisht se ka pasur reshje të shumta shiu dhe stuhi gjatë natës. Sipas stacioneve lokale të instaluara në HEC-et e vogla gjatë 24 orëve ka rënë mbi 190 mm shi.

Nuk ka pasur probleme në Rrugën e Arbrit. Gjatë natës ka pasur rënie gurësh në aksin Milot-Burrel në afërsi të tunelit të Shkopetit, ku është bllokuar rruga.

Ndërhyrja e kompanisë mirmbajtëse Alko Impex ka qenë me vonesë dhe rruga është bërë e kalueshme në një sens vetëm pas mesnatës.

Deri tani nuk raportohen problematika. Emergjencat Civile janë në terren dhe po marrin kontakte me banorët e zonave të thella. Ka pasur probleme me energjinë elektrike në disa zona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco