Përmbytje në Lezhë: afro 1500 ha tokë bujqësore nën ujë dhe mungesë energjie Nga përmbytja në Lezhë

Përmbytje në Lezhë: afro 1500 ha tokë bujqësore nën ujë dhe mungesë energjie

08:21, 21/11/2022
A+ Aa A-

Situata pas reshjeve sot në Lezhë, datë 21 nëntor 2022 rezulton se me sipërfaqe të mëdha të mbuluara me ujë si në  Mabë, Piraj, Gjadër, Torovicë.

Sipas të dhënave nga strukturat e Mbrojtjes Civile të bashkive Lezhë, Kurbin dhe Mirditë,  sasia e reshjeve të rëna  për 2 ditët e fundit ka qenë 212 mm. Vetëm për 24 orët e fundit nga dje në mëngjes  deri tani ka rënë 82 mm  shi .

Lumi Gjadër dhe Drin janë  mbushur dhe tërheqja e ujit bëhet shumë ngadalë,  por nuk kanë dalë nga shtrati . Kuota e lumit Drin është +1m nga +2 që është kuota kritike.

Lumi Mat ka rritur prurjet, por pa krijuar probleme. Sipërfaqe të përmbytura kemi në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht rreth 700 ha, ndërsa në njësinë administrative Balldre rreth 500 ha.

Në njësinë administrative Dajç, në fshatin Gajdër, janë 15 banesa në ujë dhe ura e Zojsit është e pakalueshme. Në fshatin Zojs janë 5 banesa në ujë. Në njësinë administrative Balldre, fshati Kakarriq janë 3 banesa në ujë. Në bashkitë Mirditë dhe Kurbin nuk raportohen probleme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco