Përmbytje në Durrës: lumi Ishëm del nga shtrati, përmbyten arat, izolohen banesat

Përmbytje në Durrës: lumi Ishëm del nga shtrati, përmbyten arat, izolohen banesat

08:20, 21/11/2022
A+ Aa A-

Mëngjesin e sotëm konstatohet se lumi Ishëm në qarkun e Durrësit ka dalë nga shtrati.  Në grykëderdhje janë përmbytur disa sipërfaqe me toka bujqesore. Niveli i ujit në disa zona të mbytura  sipas banorëve ka shkuar në rreth 30-40 cm.

Mësohet se në njësinë vendore të Ishmit po monitorohet situata pasi priten prurje më të shumta në orët në vijim, pasi janë shtuar ujërat që grumbulllohen në këtë lumë nga shirat që kanë rënë në zonën  malore të Tiranës.

Si rezultat i daljes së ujërave nga shtrati i lumit ka edhe izolime banesash. Janë rreth 8 të tilla që janë të izoluara në zonën e Fushë Krujës. Fshatrat më të dëmtuara nga përmbytjet janë Mallkuqi dhe  Murqina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco