Venecia: Një burrë dhe një grua, të dy shqiptarë, gjenden të vrarë në shtëpi

Venecia: Një burrë dhe një grua, të dy shqiptarë, gjenden të vrarë në shtëpi

07:51, 21/11/2022
A+ Aa A-

Itali - Në provincën Spinea të Venecias, një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare, të cilët jetonin së bashku, u gjetën të vrarë me thikë në shtëpinë e tyre në rrugën Leopardi.

 Zbulimi i trupave është bërë nga karabinierët, të lajmëruar nga vajza e gruas e cila nuk kishte mundur të kontaktonte me të ëmën që pasdite.

Fillimisht u mendua se ishte një vrasje-vetëvrasje, por më pas u zbulua një vrasje e dyfishtë, madje një krim pasioni.

Në vendin e ngjarjes, hetuesit gjetën një armë zjarri dhe një thikë. Dy bashkëjetuesit kishin marrë plagë vdekjeprurëse me thikë.

Ndërhyrja e karabinierëve në shtëpi ka ndodhur rreth orës 22 të së dielës.

Personi që ata po përpiqen të gjejnë si të dyshuar është ish-bashkëshorti i gruas, një bashkatdhetar. Detajet e dramës janë të gjitha për t'u sqaruar. Personi i kërkuar është larguar me makinë.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco