VIDEO/ Dëmtimi i Urës së Bahçallëkut izolon Shkodrën! Spahia: S’kemi komunikim me pjesën tjetër të vendit

00:02, 21/11/2022
A+ Aa A-

Përmbytjet si pasojë e motit të keq në Shkodër kanë shkaktuar mjaft dëme. 

Ura e vjetër e Bahçallëkut u shemb në mesditë nga vërshimi ujërave të lumit Drin. Por jo vetëm kaq. Inertet e urës së shembur kanë dëmtuar urën e re që ndodhet vetëm disa metra larg prej aty. 

Kjo ka sjellë mbylljen e urës për qarkullimin e automjeteve. Ndërprerja e lëvizjes mbi Urën e Bahçallëkut bën që Shkodra të izolohet nga pjesa tjetër e vendit.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ndodhet në terren duke monitoruar nga afër situatën shqetësuese.

Spahia tha se mbyllja e urës për automjetet është bërë për shkak të rrezikshmërisë që paraqet. 

Gjithashtu ai u bëri thirrje banorëve në zonat e rrezikura nga përmbytjet të evakuohen menjëherë.

 "Shkodra është pa komunikim normal me pjesën tjetër të vendit. Jemi detyruar të mbyllim qarkullimin në urën e Bahçallekut pas shëmbjes së urës së vjetër. Kjo gjendje paraqet rrezikshmëri shumë të lartë dhe kërkon vlerësim maksimal nga autoritetet përgjegjëse. Bllokimi i qarkullimit si masë parandaluese ishte i detyruar, por nuk mund të zgjasë në këtë emergjencë që ndodhemi. 

Ju kërkova banorëve të kësaj lagjeje si dhe Ajasmës që të mos rrezikojnë jetën e tyre, por në momentin më të parë që paraqitet nevoja, të evakuohen. Strukturat tona do të jenë në terren për ta ndjekur hap pas hapi situatën, që për fat të keq po përkeqësohet", tha Spahia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco