Aksidenti me vdekje në Durrës, arrestohet 40-vjeçari që drejtonte makinën tjetër

Aksidenti me vdekje në Durrës, arrestohet 40-vjeçari që drejtonte makinën tjetër

23:26, 20/11/2022
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë vdekjen e një 40-vjeçari ka ndodhur këtë mbrëmje në Durrës.

Mësohet se A.M., humbi jetën pasi u përplas kokë më kokë me një makinë tjetër teksa bënin gara me mjete sportive.

Ndërkohë në një informacion shtesë të policisë thuhet se është arrestuar një person për këtë ngjarje të rëndë.

"Mbrëmjen e sotme, në fshatin Pjezë, Shijak, te Arena Karting Albania, gjatë garave me mjete sportive,  shtetasi F. A., duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 39 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi A. M., ka humbur jetën".

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, kanë bërë arrestimin e shtetasit  F. A., 40 vjeç, banues në Tiranë", thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Shijak/Durrës

Informacion shtesë mbi aksidentin me pasojë vdekjen e 40-vjeçarit, ndodhur mbrëmjen e sotme, në fshatin Pjezë, Shijak, te Arena Karting Albania.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, kanë bërë arrestimin e shtetasit  F. A., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Pjezë, Shijak, te Arena Karting Albania, gjatë garave me mjete sportive,  shtetasi F. A., duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 39 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi A. M., ka humbur jetën.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco