Abuzime nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, favorizime në prokurime, nuk arkëtohen 1.2 mln euro…

Abuzime nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, favorizime në prokurime, nuk arkëtohen 1.2 mln euro…

20:22, 20/11/2022
A+ Aa A-

KLSH ka zbuluar pas një auditi tek Fondit Shqiptar i Zhvillimit se në të paktën 5 prokurime janë vendosur kritere për favorizimin e kompanive, si dhe nuk janë arkëtuar rreth 1.2 milionë euro penalitete ndaj kompanive të cilat nuk kanë mbyllur punimet brenda afateve.

Kontrolli i Lartë Shtetit ka gjetur shkelje në të paktën 5 tendera të zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Në konkluzionet e auditit evidentohet se në këto 5 procedura, institucioni që drejtohet nga Dritan Agolli, ka vendosur kritere për të favorizuar kompanitë fituese dhe se subjektet nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë.

Më tej auditi konstaton se kompania “VELLEZERIT HYSA, ERGI dhe VARAKU” që ka marrë përsipër asfaltimin e rrugës Cerrik - Belsh – Grekan, ka përfituar rreth 1.1 milionë lekë më tepër për punë të pakryera.

Për këtë, KLSH i ka bërë thirrje Fondit Shqiptar zë Zhvillimit që të ndjekë çdo mënyrë ligjore që këtë shumë ta rikthejë në Buxhetin e Shtetit.

Shkelje janë zbuluar edhe nga kompanitë që kanë fituar tenderin për rikonstruksionin e konvikteve në Shkodër, Korçë dhe Vlorë, pasi objektet janë dorëzuar pa përfunduar punimet.

Gjithashtu në raport theksohet se Fondi Shqiptar I Zhvillimit nuk ka llogaritur dhe nuk ka arkëtuar rreth 140 milionë lekë ose rreth 1.2 milionë euro penalitete ndaj kompanive për vonesat në përfundimin e punëve të marra përsipër.

Për këtë arsye KLSH i bën thirrje institucionit të drejtuar nga Dritan Agolli që të marrë masa për ekzekutimin e shumës./Oranews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco