SYRI TV/ Rrëzohet në apel Shukri Xhelili, ish-kryebashkiaku i Dibrës kërkon pafajësi

13:18, 19/11/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë rrëzon  rekursin e ish-kryebashkiakut të Dibrës Shukri Xhelili si dhe të prokurorisë. Xhelili kërkonte pafajësi për akuzën e marrëdhënies seksuale në shpërdorim detyre, ndërsa prokuroria kishte kërkuar që përveç kësaj ai të dënohej edhe për korrupsion. Shukri Xhelili u kap në skandal në 2016, ku tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një vajzë, për t’i siguruar asaj një vend pune. Precedenti Xhelili i hapi rrugë dosjes së famshme “184” pas një procesi zgjedhor lokal, të mbushur me skandale dhe kompromentime të shitblerjes së votës, duke nisur nga kreu i qeverisë Edi Rama, ministrat e tij dhe drejtorët e policisë.

Nga SYRI TV

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për pafajësi të ish-kryebashkiakut të Dibrës Shukri Xhelilit, i cili në vitin 2017 u dënua me 1 vit e 8 muaj burg nga ish-Gjykata e Apelit për Krime të Rënda për akuzën e marrëdhënies seksuale në shpërdorim të detyrës.

Gjykata rrëzoi gjithashtu edhe rekursin e bërë nga Prokuroria për ta dënuar atë për korrupsion, duke lënë vendimin e Apelit në fuqi. Procesi ndaj tij nisi në kohën kur ishte kryebashkiak i Dibrës në vitin 2016, pasi u përfshi në një skandal seksual duke i kërkuar marrëdhënie seksuale në favor të një vendi pune.

Krimet e Rënda e hetuan dhe kërkuan dënimin e tij për korrupsion më formën e kërkimit të favoreve seksuale, por Apeli ndryshoi akuzën duke zbutur pozitat e Xhelilit, vendim që u la në fuqi nga Gjykata e Lartë 5 vite pas dhënies.

Megjithatë, precedent Xhelili i hapi rrugë një procesi zgjedhor të parakohshëm vendor për zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë së Dibrës. Procesi zgjedhor u konsiderua më i kompromentuari dhe kritikuari ndër vite për shkak të publikimit të disa përgjimeve. Ato kishin të bënin me implikimin e politikanëve më të lartë të Partisë Socialiste, duke nisur nga kreu i saj Edi Rama, ministra të kabinetit të tij, apo drejtues të Policisë së Shtetit.

Përgjimet zbardhën implikimin e tyre në ndikimin e qytetarëve për të ushtruar të drejtën e votës, përmes vendeve të punës, shit-blerjes së votave apo kërcënimeve, në atë që më vonë u konsiderua edhe si një dështim i drejtësisë për të ashtuquajturën dosja 184

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco