Aksident i rëndë në Maliq, plagoset 80-vjeçari

Aksident i rëndë në Maliq, plagoset 80-vjeçari

18:40, 16/11/2022
A+ Aa A-

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një 80-vjeçari me inicialet A.A., ka ndodhur këtë mbrëmje në Maliq.

Burime bëjnë me dije se i moshuari u përplas nga një makinë teksa drejtonte një karrocë të tërhequr me kafshë pune.

I plagosuri është dërguar në spital dhe gjendja e tij aktualisht raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa me drejtuesin e automjetit me inicialet A.K., 27 vjeç, po kryhen veprimet procedurale nga policia.

Njoftimi i Policisë
Më datë 16.11.2022, rreth orës 17:40, në aksin rrugor Korçë-Liqenas, në afërsi të fshatit Zvezdë, Maliq, automjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin A. K., 27 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, është përplasur me një karrocë të tërhequr me kafshë pune, me drejtues shtetasin A. A., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Gollobërdë, Maliq, i cili për pasojë ka marrë dëmtime dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Me shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco