Laçi: Nuk i pengoja gruan e fëmijët, djemtë nuk kishin nevojë për shkollë

Laçi: Nuk i pengoja gruan e fëmijët, djemtë nuk kishin nevojë për shkollë

12:29, 08/11/2022
A+ Aa A-

Arrest në burg për Xherxh Laçin (Gjergj Laçin) nga Gjykata Penale e Tiranës.

Gjykata ka vendosur arrest në burg për 52-vjeçarin Gjergj Laçi, i cili u kap pasi u zbulua se kishte dhunuar dhe ngujuar gruan bashkë me djemtë për gjashtë vite.

Në seancë, ai ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë ndaj dy djemve dhe gruas, teksa sipas tij nuk i ka penguar që të dalin jashtë.

Për arsyen pse nuk i dërgon dy të miturit në shkollë, ai deklaroi se nuk kanë asnjë nevojë.

Laçi ka pretenduar se është i pafajshëm. "Fishekët dhe thikat i mbaja për punë," tha ai.

Sakaq avokati ka kërkuar ekspertizë mjeko-ligjore për shëndetin mendor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco