Prokurori i Romës: Në Shqipëri ka prani të lartë të kriminalitetit italian

Prokurori i Romës: Në Shqipëri ka prani të lartë të kriminalitetit italian

11:00, 08/11/2022
A+ Aa A-

Prokurori i Romës Francesco Lo Voi thotë se grupet kriminale shqiptare dhe ato italiane kanë rritur bashkëpunimin mes tyre.

Gjatë një takimi të përbashkët në Tiranë mes SPAK-ut dhe Antimafies Italiane, prokurori Francesco Lo Voi deklaroi se është për t’u vlerësuar edhe forcimi i bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare e italiane.

“Nuk dua të ndaloj në bashkëpunimin mes kriminalitetit shqiptar dhe atij italian. Këtoi janë çështje tashmë të ditura. Të dhënat që u publikuan mbi numrin e skuadrave të përbashkëta e vërteton këtë fakt. Dhe ka treguar se është vërtetuar prania në Shqipëri e kriminalitetit të lartë italian, dhe se si është akoma prania e subjekteve shqiptare në Itali, që veprojnë në mënyrë të afërt me eksponentë të krimit të organizuar italian dhe vendeve të tjera që veprojnë në Itali. Që në vitet ’80 ata gjyqtarë arritën të bënin hetime ndaj krimit të organizuar transkombëtar. Ja pra rëndësia e këtyre marrëveshjeve, formave të bashkëpunimit gjithnjë e më të ngushta".

"E ardhmja, që edhe unë e uroj shumë, domethënë hyrjen e Shqipërisë në BE, do përfaqësonte mbylljen e qarkut që në atë pikë do kemi gjithë instrumentet në dispozicion. Mafiet e ndryshme dhe kriminaliteti i organizuar në përgjithësi provokojnë dëme që nuk janë vetë ato të dukshmet, si vrasje, trafiku i drogërave, por shkaktojnë dëme dhe shoqërisë së vendeve të ndryshme, u provokojnë dëme ekonomive të këtyre vendeve, i shkaktojnë dëme konkurrencës së lirë”, deklaroi prokurori i Romës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco