Përdhunuesi shqiptar rrëfehet para autoriteteve greke: Isha nën efektin e drogës dhe alkoolit

Përdhunuesi shqiptar rrëfehet para autoriteteve greke: Isha nën efektin e drogës dhe alkoolit

17:44, 01/11/2022
A+ Aa A-

Policia arriti të marrë dëshminë e 45-vjeçarit shqiptar Spartak Dyrmishi para se të dërgohej në gjykatë. I ashtuquajturi “përdhunuesi i Faliros” ka pranuar përdhunimin dhe tentativën e përdhunimit të dy grave në Faliron e Vjetër.

“Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën. Isha nën ndikim e tyre kur ndodhi ajo për të cilën ankohen dy vajzat, gjë që e konfirmoj”, mësohet se u ka thënë ai autoriteteve. 

45-vjeçari ka dalë nga pallati në rrugën Thiras, ku është parë që në momentin e parë, i veshur me jelek antiplumb dhe duke çaluar lehtë.

Kur të dalë përpara drejtësisë do të akuzohet edhe për dhunë në familje pasi dyshohet se ka rrahur nënën e tij.  

Pak pas orës 02:30 të mëngjesit, kur policia shqiptare e dorëzoi në zonën e Kakavijës ai udhëtoi me eskortë policie gjatë gjithë natës për t'u kontrolluar nga autoritetet greke.

Më herët ai ishte pikasur në një banesë në zonën e Vlorës, ku autoritetet shqiptare po kryenin një operacion për arrestimin e tij.

Spartak Dyrmishi u arrestua gjatë mbrëmjes së djeshme nga Policia e Vlorës, ndërsa ishte larguar drejt Shqipërisë më 27 tetor të këtij viti. Ai iu është dorëzuar policisë greke në kufirin e Kakavijës, i shoqëruar nga policët dhe me pranga në duar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco