Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Zgjedhjet europiane, 'Vaterloja' e të majtës

‘Përvetësoi nëpërmjet mashtrimit 25 000 euro’/ Arrestohet 37 vjeçari në Tiranë

‘Përvetësoi nëpërmjet mashtrimit 25 000 euro’/ Arrestohet 37 vjeçari në Tiranë

12:22, 30/10/2022
A+ Aa A-

Në prangat e polcisë së Tiranës ka rënë një shtetas që përvetësoi nëpërmjet mashtrimit shumën 25 000 euro.

Sipas burimeve për SYRI-n, në kuadër të operacionit policor të koduar "Fraud" u arrestua Elvis Boka.

Njoftimi/ DVP Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fraud”, nga Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në DVP Tiranë. 

Vihet në pranga një shtetas që përvetësoi nëpërmjet mashtrimit shumën 25 000 euro.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Fraud".

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit E. B., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi D. R., 35 vjeç.

Shtetasi E. B., dhe D. R., duke qenë të punësuar si administratorë në një subjekt, kanë përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 25 mijë euro, nga një shtetase, me pretendimin se do t’i blinin asaj një apartament. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮‍♂️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮‍♂️🤝🙍‍♂️

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco