Pasuritë e Redjan Rrajës/ Kërkohet bllokimi i ‘Audit’ të Kejvina Kthjellës

Pasuritë e Redjan Rrajës/ Kërkohet bllokimi i ‘Audit’ të Kejvina Kthjellës

09:46, 14/10/2022
A+ Aa A-

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me pasuritë që kërkohet t’i sekuestrohen Redjan Rrajës.

Mësohet se mes pasurive që është kërkuar të sekuestrohet, është një makinë tip ‘Audi A8’ që në pronësi figuron të jetë e bukuroshes së ekranit Kejvina Kthjella.

Ndërkohë SPAK bën me dije se kjo makinë ishte në zotërim të tërthortë nga Rrahja.

“Kërkohet sekuestrim i automjetit me ngjyrë gri të tipit Audi A8, sekuestruar shtetases K. K., por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ish-velina Kejvina Kthjella u vu në qendër të mediave për shkak të miqësisë së saj më Redjan Rrajën, njohje për të cilën u mor në pyetje edhe nga prokuroria pas atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj. Kjo pasi i dyshuar kryesor për atentatin është Rrahja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco