Atentati në Milot/ Gazetari: Autorët ishin 6 dhe ata janë një skuadër e rrezikshme! Funksionojnë si komando...

Atentati në Milot/ Gazetari: Autorët ishin 6 dhe ata janë një skuadër e rrezikshme! Funksionojnë si komando...

22:30, 11/10/2022
A+ Aa A-

Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme për atentatin e Milotit, ku mbeti viktimë Klisman Reçi dhe u plagos Ylli Brahimi. Hoxha tha në emisionin “Log” se autorët kanë qenë 6 dhe ata janë një skuadër e rrezikshme që funksionojnë si komando.

Ai deklaroi autorët kanë qenë të veshur me unifomat e Forcave Speciale dhe kanë përdorur pajisje që të mos punonin kamerat me vete. Por pavarësisht kësaj, Hoxha pretendon se të gjithë personat që ka takuar në Milot kishin parë diçka nga kjo ngjarje.

“Atentati ka qenë realizuar nga 6 persona, 2 kishin dalë në hyrje të Milotit dhe drejtonin qarkullonin. Kishin të shkruajtur para, Policia, njëri nga ata i gjatë, mbante makinën ndezur dhe derën hapur. Ishin dy makinë. Ndërkohë që 3 të tjerët kishin veshur unifomat Forcave Speciale me mjetet tipike që ka një Forcë Speciale. Nuk kam thënë kot që po lëviz një skuadër këto kohë. I kishte palosur gjërat dhe ishte gati për të ikur në Angli. Të gjithë që takova sot në Milot kishin parë diçka. Ajo makinë ishte e gjetur si targë.

Skuadra është e rrezikshme, funksionojnë si komando. Këtë gjë kanë bërë për ngjarjen e Fushë Krujës. Kishin gjetur dhe një shteg qorr që e dinin vetëm ata të zonës, pra kishin studiuar. Babai tha se kur dëgjova krismat vajta për të ndihmuar pasagjerin, Ylli Brahimin. Se nuk e dinte fare që kishte të birin aty. Po ashtu, kishin pasur me vete dhe një pajisje që mos t'u punonin kamerat. Edhe Ylli, ngaqë ishte nën efektin e alkoolit, nuk e ka kuptuar se nuk i punonte kamera e sigurisë”, theksoi gazetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco