Depërtimi i hakerave në sistemin 'Deep Sea'/ Gazetarja: Vendin tonë e presin ngjarje të rënda

17:42, 11/10/2022
A+ Aa A-

E ftuar në Edicionin e Pasdites ne SYRI TV me moderatoren Armela Ferkon, gazetarja Glidona Daci ka komentuar ngjarjen e bujshme të depërtimit të hakerave në sistemin "Deep Sea" që përdoret nga drejtuesit e Policisë së Shtetit, se ku qëndron rreziku dhe se çfarë do të ndodh nëse vidhet ky sistem.

Daci u shpreh se Prokuroria e Tiranës ka arritur të bëjnë hetime dhe të mbyllin dy faqe të tyre, duke kërkuar dhe ndihmën e shteteve të mëdha si Rusia, Kina dhe Britania e Madhe. 

Nëse grupet kriminale do të arrijë të vjedhin sistemin e Policisë së Shtetit të cilat përmbajnë informacione të shumëllojshme dhe sensitive të qytetarëve shqiptarë, Daci tha se më pas vendin tonë e presin ngjarje të rënda. 

“Të paktën Prokuroria e Tiranës tregoi se ku ndodhen serverat bazë të rrjetit social Telegram, ku hakerat herë pas here publikojnë. Kanë arritur të mbyllin dy faqe të tyre, por pas kësaj ka pasur një reagim agresiv nga ana e grupit të hakerave në rrjetin e tyre social. Tashmë kanë kërkuar ndihmën e Rusisë, Kinës dhe Britanisë së Madhe.

Jam më shpresëdhënëse tëk BM, pasi duke qënë se kemi marrëdhenië te mira mund të na ndihmojnë me pjesën juridike me bllokimin  faqeve, ndërsa mbetet për tu parë cili do jetë qëndrimi që do të mbajë Rusia, duke nisur nga fakti që Shqipëria është pozicionuar pro vende të Bashkimit Europian dhe aleatëve që i kanë vendosur sanksione për shkak të luftës në Ukrainë.

Por gjithashtu edhe marrëdheniet me Kinën nuk është se i kemi shumë të mira, përveçse konventave që i kemi tashme të ratifikuara si pjesë e grupit që merremi me luftimin kundër krimeve kibernetike. Do të mbetet për t'u parë se cilat do të jenë qëndrimet edhe, pse letërnjoftimet u janë nisur, ju janë nisur informacionet, është një vendim gjyqësor që është marrë nga ana e gjykatës së Tiranës në lidhje më këtë çështje. Të paktën prokuroria konfirmon që në këto momente mbetemi në duart e vendeve aleate edhe mike për të na ndihmuar në bllokimin  publikimit të këtyre të dhënave”.

"Fakti që ata mbrëmjen e djeshme kur, pak orë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare ata paralajmëruan se do të publikojnë sistemin e “Deep Sea” i cili është një sistem në të cilin kanë akses shume pak persona, e të cilët janë njerëzit më të rëndësishëm në policinë e shtetit ku përfshihen të gjitha sistemet dhe data base dhe informacione sensitive, përgjithësisht persona me rekorde kriminale. Duke qënë se shitja e tyre bëhet për 10 mijë dollarë, duke qenë se shitja bëhet vetëm më Bitcoin, e cila është një shitje që t'i nuk e provon në asnjë moment të caktuar dhe nëse këto të dhëna bien në dorën e grupeve kriminale atëherë unë nuk di ç'të them se çfarë mund të ndodhë në Shqipëri.

Grupet e krimit të organizuar interesohen të marrin informacione nga kundërshtarët e tyre dhe normalisht që janë të parët që intërësohen për ti blerë këto të dhëna dhe fakti që shiten kaq lirë vetëm për 10 mijë dollarë, më pak se vlera e një Bitcoin-i, informacionet e Policisë së Shtetit do të bien në duart e grupeve kriminale  dhe do të presim ngjarje nga në të rëndat”, theksoi gazetarja Glidona Daci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco