Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Bashkëpunëtorët e Ramës në dyert e SPAK

Tentuan të korruptonin Luftar Reçin, SPAK mbyll hetimet për Reqi-n e Korçës dhe Ervis Kosovën

Tentuan të korruptonin Luftar Reçin, SPAK mbyll hetimet për Reqi-n e Korçës dhe Ervis Kosovën

13:01, 11/10/2022
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur Gentian Goskova, i njohur si Reçi i Korçës dhe Ervis Kosovën. Këta dy shtetas u vunë nën hetim nga SPAK pasi tentuar të korruptonte dhe manipulonte dëshmitarin e prokurorisë, Luftar Reçi, i cili ka dëshmuar kundër Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit, Plaurent Dervishit, Viktor Imerit, Indrit Taullaut dhe Indrit Rusit, si autorë të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj dhe Klodian Salit, ngjarje këto të ndodhura në shkurt të vitit 2005.

Mes të pandehurve për të cilët SPAK i kërkon gjykatës të dënohen, është edhe vetë Luftar Reçi, i njohur si bashkëpunëtori drejtësisë i cili me rrëfimet e tij ka zbardhur disa krimet të bëra nga grupi kriminal. Viktor Bajraktari, Emiljano Shullazi, Indrit Taulla, akuzohen se kanë kryer vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ndërsa të shpallurit në kërkim Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj akuzohen për vrasje me paramendim, vrasje me dashje të mbetur në tentativë, mbajtje dhe prodhim armësh shpërthyese dhe municioni pa leje, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal. Kujtojmë se SPAK ka përfunduar dhe ka kaluar për gjykim dosjen duke marrë të pandehur personat e lartëpërmendur.

Njoftimi i Plotë:

PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

NJOFTIM

“Lidhur me përfundimin e hetimeve për procedimin penal nr.252/4, viti 2022”
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.252/4 të vitit 2022.
Në përfundim të hetimeve paraprake, janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim të pandehurit:
1. Gentian Goskova, i akuzuar se ka kryer veprën penale të “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 312 dhe 25 i Kodit Penal.
2. Ervis Kosova, i akuzuar se ka kryer veprën penale të “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 312 dhe 25 i Kodit Penal.

Hetimi i deritanishëm ka provuar se të pandehurit Gentian Goskova i njohur me pseudonimin (Reqi) dhe i pandehuri Ervis Kosova, në bashkëpunim mes tyre dhe me persona të tjerë, kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, në formën e propozimit dhe premtimit të përfitimit të parregullt të dëshmitarit, për të siguruar nga ky i fundit deklarime të rreme (deklarime të marra në funksion të procedimit penal nr.252/2020), duke konsumuar në këtë mënyrë veprat penale të parashikuara nga nenet 312-25 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco