Mbyllja e kolegjit turk ‘Mehmet Akif’, shtyhet seanca në Gjykatën Administrative

Mbyllja e kolegjit turk ‘Mehmet Akif’, shtyhet seanca në Gjykatën Administrative

09:13, 04/10/2022
A+ Aa A-

Shtyhet në Gjykatën Administrative kërkesa e Fondacionit Gylistan për sigurimin e padisë për kolegjin Mehmet Akif Ersoy.

Kujtojmë se Kolegjit iu revokua licenca. Qeveria vendosi që të mbyllë pas 26 vitesh aktivitet në vendin tonë, kolegjin turk në Tiranë, “Mehmet Akif Ersoy”,.

“Gjykata Administrative e shkallës së parë në kryeqytet vendosi të shtyjë seancën. Për faktin se pala kërkuese kërkoi të ishte i pranishëm si palë e tretë qeveria, Këshilli i Ministrave. Sot ishte paraqitur  si palë e tretë vetëm Ministria e Arsimit. Vendimi është marrë nga këshilli i Ministrave dhe është e domosdoshme pranimi. Në thelb pala kërkuese e kundërshton vendimin e Këshillit të Ministrave. Seanca u vendos të shtyhet në datën shtatë.

 Nxënësit e Kolegjit ishin të pranishëm që në orët e para të mëngjesit. në momenti që mësuan se seanca do ë shtyhej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco