Lajmi i fundit

I armatosur me kallshnikov, 40-vjeçari mbante peng 2 fëmijët e tij, arrestohet nga RENEA

Habit policia, hakerat nuk kanë marrë të dhëna, por mos i publikoni...

Habit policia, hakerat nuk kanë marrë të dhëna, por mos i publikoni...

15:00, 03/10/2022
A+ Aa A-

Pas publikimeve në media dhe në rrjetet sociale të të thënave shumë sensitive të Policisë së Shtetit kanë reaguar edhe këta ta fundit duke i kërkuar medias që të mos publikojë të dhënat që janë bërë publike nga hakerat e Homeland Justice

REAGIM I POLICISË SË SHTETIT:

Nga deklarimet e bëra sot në media dhe referimet e këtyre deklarimeve, sipas të cilave janë marrë të dhëna nga sistemi MEMEX, sqarojmë opinionin publik se ky sistem nuk është prekur dhe se këto të dhëna nuk kanë të bëjnë fare me databazën e sistemit policor MEMEX.

Policia e Shtetit njofton se, deri në këto momente, nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen në këtë sistem, të cilat kanë të bëjnë me punën policore.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, po heton origjinën e rrjedhjes së këtyre të dhënave dhe apelon që, në zbatim të urdhrit të prokurorit, të datës 19.09.2022, të mos publikohen nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit, të dhëna që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik ndaj sistemeve dixhitale të Policisë së Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Voglushi03/10/2022 15:17

O teta, dua të blej 1 tullumb 50 lekësh, sa kushton të lutem!. O ho, qënka e mirë! Do vi nesër prapë teta shitëse.

Shto koment

Denonco