Sulmi iranian/ Raporti i FBI: Rrjedhja duhej mbyllur që para 3 vitesh

Sulmi iranian/ Raporti i FBI: Rrjedhja duhej mbyllur që para 3 vitesh

11:07, 22/09/2022
A+ Aa A-

FBI dhe Agjencia për Sigurinë Kibernetike dhe Infrastrukturore (CISA) kanë lëshuar një raport ku japin detaje mbi sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë në korrik dhe shtator.

Sipas tyre, hakerat iranianë kanë pasur akses fillestar 14 muaj përpara se të kryenin sulmin kibernetik.

Gjatë kësaj periudhe ata kanë aksesuar dhe shfrytëzuar periodikisht përmbajtjen e postës elektronike.

Raporti i FBI ka gjetur jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Sipas tyre, FBI ka zbuluar se hakerat iranianë depërtuan në sistem përmes një rrjedhje, e cila duhej mbyllur që para tre vitesh.

Portali ‘Security’ shkruan se pika e dobët prej nga depërtuan hakerat ishte në Microsoft Sharepoint. Pikërisht për këtë gjë, Microsoft kishte nxjerrë një përditësim që në vitin 2019, por që nuk u bë.

“Sulmuesit që rrëzuan sistemet qeveritare shqiptare nëpërmjet ransomware dhe malware fshirës këtë vit, kishin akses prej 14 muajsh. Ata e kishin fituar këtë akses përmes një cenueshmërie në Microsoft Sharepoint, për të cilin Microsoft lëshoi një përditësim sigurie më 12 shkurt 2019. Megjithatë, ky përditësim nuk i instalua. Kjo sipas autoriteteve amerikane dhe Microsoft, të cilët thonë se përgjegjës për këtë sulm janë aktorë me bazë në Iran”, shkruan agjencia.

Qeveria shqiptare ka shpenzuar miliona euro për sigurinë kibernetike, por i gjithë sistemi u shemb nga ky sulm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco