Zjarr në Vlorë, marrin flakë fshatrat Mifol dhe Trevllazër

Zjarr në Vlorë, marrin flakë fshatrat Mifol dhe Trevllazër

18:00, 09/09/2022
A+ Aa A-

VLORË- Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në fshatrat Mifol dhe Trevllazër të Vlorës. Mësohet se nga zjarri janë djegur deri tani ullishte dhe pemtari të ndryshme në zonën mes këtyre dy fshatrave. 

Flakët po vijojnë të përhapen me shumë shpejtësi, ndërkohë që terreni i vështirë dhe era që fryn po vështirësojnë punën e zjarrfikësve. 

Në vendngjarje kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse, ndërkohë që po ndihmohen dhe nga banorët e zonës për izolimin e flakëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco