Kosovë: Flet për herë të parë mësuesja që u përjashtua nga shkolla për shkak të shamisë

Kosovë: Flet për herë të parë mësuesja që u përjashtua nga shkolla për shkak të shamisë

09:44, 06/09/2022
A+ Aa A-

Remize Lezi, mësimdhënësja nga Suhareka që të premten me një vendim u largua nga puna në shkollën “Flamuri i Arbërit” sot ka provuar që përsëri të kthehet në punë duke e konsideruar vendimin për largimin e saj për shkak të shamisë si të padrejtë.

Këtë e ka konfirmuar vetë, mësuesja Remzie Lezi e cila ka thënë që për momentin gjendet brenda në shkollë e nuk po largohet, se përsëri është njoftuar nga drejtori duke i thënë “se nuk mundem të të lë këtu me këtë uniformë”.

“Kam ardhur, brenda në shkollë jam, më kanë lejuar të hyj, por drejtori erdhi më herët dhe më tha nuk mundem me të lanë këtu më këtë uniforimë”, ka thënë shkurt Lezi, citon Gazeta Infokus.
 
Drejtori i shkollës, Liman Bytyçi, edhe një herë i ka tërhequr vërejtjen mësueses që në bazë të vendimit të marrë nuk mund ta lejojë atë të qëndrojë në shkollë e as të japë mësim.

Mësimdhënësja që me 2 shtator u largua nga puna me arsyetim për mbajtjen e uniformës fetare, momentalisht po vazhdon të qëndrojë brenda objektit shkollor, mirëpo i është kërkuar të largohet nga objekti.

“Ende në shkollë jam me kolegë, i thashë edhe drejtorit që nuk largohem nga shkolla pa polici ose pa vendim të DKA-së, ndryshe nuk largohem nga këtu”, ka thënë ajo

Kujtojmë se në vendimin për largimin e saj thuhej se duke u bazuar në udhëzimin administrativ të vitit 2016, i cili nuk lejon uniformën fetare në shkolla, mësueses Lezi nuk i lejohet të vazhdojë të mbajë mësimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco