Misteret e atentatit ndaj policëve në Vlorë/ Dy pistat kryesore të hetimit

Misteret e atentatit ndaj policëve në Vlorë/ Dy pistat kryesore të hetimit

12:00, 05/09/2022
A+ Aa A-

Pas ngjarjes së rëndë në Vlorë, ku një automjet u qëllua me armë zjarri brenda, të cilit ndodheshin dy oficerë, Policia ende nuk ka një panoramë të qartë se çfarë qëndron pas sulmit. 

Hetimet, të cilat nisën menjëherë pas të shtënave, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit që qëlloi me armë drejt automjetit ku ndodheshin dy efektivë policie jashtë shërbimit dhe veshura me rroba civile. Ai është një person me precedentë penalë dhe me disa emra dhe mbiemra. Bëhet fjalë për shtetasin, Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj, që dyshohet se qëlloi në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin efektivët, Angjelo Breshani dhe Nako Mehmetaj.

Pas të shtënave me armë zjarri që krijoi pamjen e një atentati ndaj punonjësve të policisë, policia ka arritur të sekuestrojë mjetin nga i cili është qëlluar me armë zjarri. Makina është gjetur në afërsi të vendngjarjes ku dyshohet se personat qe kane qëlluar të trembur kanë lënë automjetin dhe janë larguar. Mësohet se automjeti tip “Volkswagen”, me të cilën lëvizte autori i dyshuar ishte me targa të rregullta. “Gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë gjetën të braktisur, në lagjen ‘Partizani’, Vlorë, automjetin e autorit të dyshuar të ngjarjes”, thanë burime zyrtare.

Pasi u qëlluan me armë zjarri, duke u rrezikuar seriozisht jetën, dy efektivët e policisë, njëri i Patrullës së Përgjithshme dhe tjetri i Policisë Kufitare në Sarandë, kanë deklaruar se nuk i njohin autorët dhe se nuk kishin konflikte. Policia ka shoqëruar edhe 8 persona për ngjarjen, të cilët janë liruar më pas. Burimet e policisë sqarojnë se automjeti që lëviznin policët ishte me xhama të zinj. Ata po përcillnin njëri-tjetrin në banesë pasi kishin qenë në një palestër në zonë. Ndërkohë, në një rrugicë kanë përballur me makinën që i ka qëlluar, të cilën e kishin parakaluar më herët. Këtu ka nis gjithçka ndërsa autorët mund të kenë menduar edhe për ndonjë automjet të dyshimtë dhe kanë qëlluar.

Policia e Vlorës konfirmoi zyrtarisht si autor të dyshuar 37-vjeçarin, Diego Haxhiraj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen ‘Partizani’, ku një shtetas qëlloi me armë zjarri nga një automjet tip ‘Volkswagen’, në drejtim të një automjeti ‘Audi’, më të cilin udhëtonin 2 punonjës policie, jashtë shërbimit, bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit: D. H. alias T. H. alias D. H., 37 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas, rreth orës 19:40 të mbrëmjes së djeshme, duke drejtuar automjetin tip ‘Volkswagen’, dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ‘Audi’, me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., 25 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., 27 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime”, thuhet në komunikatë.

Në janar të këtij viti, ndaj Diego Haxhirajt është organizuar një atentat në lagjen “Pavarësia”, duke marrë një plumb në dorë. Ai është arrestuar në vitin 2013 për përfshirjen në fushën e narkotike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco