Vrau vëllanë dhe kunatën / Arsen Muskurti gënjeu për armën, gruaja i tregoi policisë. I dha kodin e…

Vrau vëllanë dhe kunatën / Arsen Muskurti gënjeu për armën, gruaja i tregoi policisë. I dha kodin e…

12:14, 01/09/2022
A+ Aa A-

Arsen Muskurti, pasi vrau vëllanë dhe kunatën, disa metra larg vendit të ngjarjes la pistoletën që kreu krimin, në brendësi të një kasaforte në dyqanin që ishte në pronësi të tij.

Më vonë, Policia arriti të gjente armën e krimit, ndërsa fillimisht ai deklaroi se e kishte hedhur në një kosh mbeturinash. Pas arrestimit rreth dy orë pas ngjarjes, 38- vjeçari çoi hetuesit në rrugë të gabuar për të gjetur armën e krimit.

Ishte njëra prej dy grave të tij, e cila rrëfeu para hetuesve vendin ku ai fshehu pistoletën.

Ajo u dha kodin e kasafortës, vetëm disa metra larg biznesit të agjencisë së udhëtimeve ku vrasja ndodhi.

Mësohet se autori i kishte viktimës një borxh prej 150 mijë eurosh, për të cilin Albani Muskurti kishte hapur edhe një proces gjyqësor, për të cilin Arseni kishte kërcënuar edhe avokaten e të vëllait.

Sherret e vazhdueshme mes dy vëllezërve u tensionuan pasditen e së martën, pasi Arsen Muskurti kishte marrë një fletëthirrje gjyqi. Kallëzimi ishte bërë katër ditë më parë nga Albani, i vëllai, i cili kërkonte urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje bashkë me të shoqen, Norën.

Kërkesa do të shqyrtohej në datën 6 shtator në Gjykatën e Tiranës, në orën 11:30. Menjëherë pasi ka marrë fletëthirrjen, Arseni ka shkuar në agjencinë e vëllait dhe e ka vrarë bashkë me gruan.

Mësohet se një vit më parë Gjykatës i ishte drejtuar për urdhër mbrojtje nga vëllai vetë Arseni, kërkesë që u rrëzua.

Pas marrjes në pyetje nga hetuesit e Policisë së Tiranës, Arsen Muskurti deklaroi se me Albanin kishte pasur fillimisht konflikte për pronën dhe se ai i kishte hapur adresa false në “Facebook” dhe për këtë po ashtu kishte bërë kallëzim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco