Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Vendimi, PD një 'vulë' për bashkimin

VIDEO – SYRI TV/ GJKKO lë në burg bashkëpunëtorët e Taçit, të akuzuarit: S’kemi lidhje me pastrimin e parave

VIDEO – SYRI TV/ GJKKO lë në burg bashkëpunëtorët e Taçit, të akuzuarit: S’kemi lidhje me pastrimin e parave

14:11, 14/11/2021
A+ Aa A-

Arrest me burg është masa e sigurisë që Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka dhenë për dy bashkëpunëtorët e biznesmenit Rezart Taçi, shtetasit Artur Balla dhe Bledar Lilo.  Këta të fundit mohuan akuzat lidhur me pastrimin  parave.

Nga Syri Tv

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me kërkesë të SPAK ka lënë në burg dy bashkëpunëtorët e biznesmenit Rezart Taçi, i shpallur në kërkim nga SPAK me akuzen e pastrimit të parave.

Artur Balla dhe Bledar Lilo përmes avokatëve të tyre kanë kërkuar shpalljen e  moskompetencës dhe lirim të menjëhershëm, ku Lilo argumentoi se është theshtë shofer dhe se nuk ka lidhje me pastrimin e parave.

Ndërkaq mbrojtja ka kërkuar nga SPAK t’i vihen në dispozicion provat pasi sipas tyre nuk kemi të bëjmë me pastrim parash, duke qenë se shuma prej mbi 18 milionë lekësh ka mbërritur nëpërmjet bankave dhe nuk kanë hyrë ne vend në mënyrë informate nga elementë të krimit.

Hetimi për zbulimin e skemes financiare të pastrimit të parave po kryhet nga SPAK, ndërkohë indicja ka ardhur nga autoritetet italiane.

Paraprakisht dyshohet se biznesmeni Rezart Taci,   dhe miqte e  tij Artur Balla dhe Bledar Lilo kanë bashkëpunuar me dy shtetasit italiane  Francesco Zummo e Fabio Petruzzella, si edhe 1 zviceran në skemën e pastrimit e një shumë parash që është rreth 18 milionë euro.

Pjesë e kësaj skeme financiare, me ndihmën e shtetasve shqiptarë të përfshirë, ka qenë edhe kryerja e disa veprimeve dhe transaksioneve bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, veprime të cilat janë realizuar vetëm pjesërisht për shkak të nisjes së hetimeve nga ana e SPAK me direktivë të autoriteteve italiane.

Gjatë hetimeve janë mbledhur prova se ndihma në këtë rast për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përqindjes së caktuar të përfitimit monetar, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco