Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit me 2 viktima tek ’21 dhjetori’, si shpëtoi patrulla e policisë

VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit me 2 viktima tek ’21 dhjetori’, si shpëtoi patrulla e policisë

12:26, 14/11/2021
A+ Aa A-

Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë ndodhur mëngjesin e 11 nëntorit në zonën e ‘21 dhjetorit’, ku u shënuan 2 viktima.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:13 të mëngjesit ku automjeti tip ‘Citroen’ i cili drejtohej nga Emirjan Doko përplasi me makinën tip ‘Honda’ duke lënë të vdekur në vend shoferin, Luan Cenollari dhe pasagjerin Ali Bejo.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Euronews Albania aksidenti tragjik ka ndodhur në sytë e një patrulle policie, të cilët kanë shpëtuar për vetëm pak metra.

Në automjetin e Emirjan Dokos u gjet një armë zjarri dhe një thikë.

Një prej viktimave te aksidentit Luan Cenollari ishte polic i burgjeve qe sipas informacioneve gjate natës punonte dhe si taksist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qytetari14/11/2021 13:08

Ate qe beri aksidentin me dy te vdekur, me e kuru, me kry operacionet kirurgjikale te nevojshme per mireshendetin e tij pastaj me e denu me varje te sheshi te 12 Dhjetori.

Shto koment

Denonco