Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO SYRI TV/ Tragjedia e 5 gushtit në Himarë, djali: Të hetohet policia

VIDEO SYRI TV/ Tragjedia e 5 gushtit në Himarë, djali: Të hetohet policia

16:56, 07/11/2021
A+ Aa A-

Abdyl Rama, nëna e të cilit u mbyt në det pas përmbysjes së varkës së peshkimit, kërkon nga prokuroria të ngrejë akuzë për Policinë e Himarës. Sipas të riut, komisariati i Hiamrës lejoi familjen e tij të dilte për peshkim, në një kohë që kapiteneria e Vlorës kishte dhënë urdhër ndalimi për daljen në det të peshkarexhave.

Nga SYRI TV

Abdyl Rama, një nga të mbijetuarit e tragjedisë së 5 gushtit 2020, kërkon mbylljen e hetimeve dhe vënien përpara përgjegjësisë për punonjësit e Policisë së Himarës. I riu shprehet se komisariati i Himarës u dha leje të lundronin për peshkim, ndërkohë që Kapiteneria e Vlorës në datën 5 gusht kishte kërkuar që të ndalohej lundrimi i peshkarexhave dhe anijeve të vogla për shkak të motit të keq.

Në datën 5 gusht të vitit të kaluar, Abdyl Rama, nëna dhe babai i tij si dhe një punëtor që ishte kontraktuar nga kjo familje, dolën me varkë peshkimi në brigjet e Himarës. Për shkak të motit të keq, varka u përmbys në vendin e quajtur Gjiri i Gjipesë, ku për pasojë humbi jetën nëna e të riut, ndërsa ai vetë mbeti i plagosur së bashku me babain dhe punëtorin që ndodhej me ta në varkë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco