Shtyu drejt greminës gazetaren dhe operatorin, polici pezullohet nga detyra

Shtyu drejt greminës gazetaren dhe operatorin, polici pezullohet nga detyra

20:33, 06/11/2021
A+ Aa A-

Punojësi i policisë me iniciale Sh.T. është pezulluar nga detyra pas incidentit të ndodhur në Qafë-Mollë, njofton Policia e Tiranës.

Efektivi shtyu operatorin, Endrit Aga, dhe gazetaren, Anila Hoxha, të cilët rrezikuan të përfundojnë në greminë, ndërsa po mbulonin operacionin e Policisë në Dajt, për nxjerrjen e trupit të biznesmenit të vrarë Ruzhdi Hoxha.

Gjithashtu Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur një inspektim ndaj policit në fjalë.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershëm të hetimit administrativ me qëllim sqarimin e rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Cna07/11/2021 08:12

Shteti ne sherbim te medias Top Channel, qe ben propaganden qe keta te rrine ne pushtet dhe qe edhte pronare i nje prej inceneratoreve qe na rrjet 170 milione euro cdo vit

Shto koment

Denonco