Plagosja në ish-bllok, konflikt mes disa të rinjve, një person u qëllua me plumb në këmbë

Plagosja në ish-bllok, konflikt mes disa të rinjve, një person u qëllua me plumb në këmbë

19:28, 06/11/2021
A+ Aa A-

Plagosja në zonën e ish-bllokut në Tiranë ka ndodhur pranë ambienteve të një lokali mjaft të frekuentuar. 

Ngjarja u regjistrua në zonën e njohur si "Pallatet Agimi", përpara "Kafe Roma". 

Nga të shtënat me armë zjarri pistoletë mbeti i plagosur nga një plumb në këmbë një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. 

Shkak për ngjarjen mësohet se ka qenë një konflikt mes disa të rinjve. 

Autori i plagosjes është larguar menjëherë pas ngjarjes, ndërkohë që mësohet se skena e përplasjes është fiksuar nga kamerat e sigurisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco