FOTO+EMRI/ Ngacmoi seksualisht dy minorene, kush është drejtori i shkollës që akuzohet për pedofili

FOTO+EMRI/ Ngacmoi seksualisht dy minorene, kush është drejtori i shkollës që akuzohet për pedofili

17:00, 06/11/2021
A+ Aa A-

Një rast pedofilie në ambientet e shkollës ka ndodhur në Pogradec. 

Syri.net mëson se Adriatik Haxhillari, 59 vjeç, me profesion mësues dhe njëherazi drejtor i shkollës 9-vjeçare të fshatit Stropckë të Pogradecit, u arrestua sot me akuzën e ngacmimit seksual ndaj dy minoreneve. 

Drejtori akuzohet se ka tentuar të abuzojë me dy vajza 14-vjeçare. 

Ka qenë policia e Pogradecit ajo që në bazë të informacioneve ka mundur të zbërthejë në prani të psikologëve rrëfimin e dy vajzave të mitura. 

Ato kanë deklaruar se ngacmoheshin nga drejtori, i cili gjatë orës së mësimit u bënte shenja.

Gjithashut, drejtori u ka dërguar SMS ngacmuese vajzave në orët e natës. Menjëherë pas arrestimit nga policia, drejtori i shkollës Adriatik Haxhillari është pezulluar nga detyra. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco