VIDEO/ Trupi i pajetë biznesmenit gjysmë i dekompozuar, mbërrin RENEA për Ta nxjerrë nga humnera

VIDEO/ Trupi i pajetë biznesmenit gjysmë i dekompozuar, mbërrin RENEA për Ta nxjerrë nga humnera

16:19, 06/11/2021
A+ Aa A-

Trupi i pajetë i biznesmenit 43-vjeçar, Rruzhdi Hoxha, ndodhet ende në vendin e ngjarjes, në Qafë Mollë. 

Gazetarja e Syri Tv dhe Syri.net Fjona Çela raporton se trupi i viktimës është gjetur gjysmë i dekompozuar. 

Për shkak të terrenit të vështirë ende nuk është bërë e mundur nxjerrja e trupit nga humnera. 

Pritet ndërhyrja e Forcave RENEA për të nxjerrë kufomën nga gremina ku është hedhur pas ekzekutimit.  

Trupi i tij ka qenë i mbuluar me zhavorr dhe gurë për të humbur gjurmët e krimit. 

Gjithashtu dyshohet se 43-vjeçari është vrarë që në momentin e zhdukjes 15 ditë më parë. Ai ishte telefonuar për herë të fundit nga shoku i tij, Ferdinand Rrushi, i cili është arrestuar si autor i dyshuar i krimit.  

Fredi Rrushi është person me precedent penal. Ai është arrestuar më 26 tetor 2021, "si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, është autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje". 

Ruzhdi Hoxha ishte zhdukur nga banesa më 20 tetor, ndërsa djali i tij kishte bërë denoncimin më 24 tetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco