Atentati në Laç/ Ja pista kryesore, Reçi tentoi të zgjidhte problemet e ...

Atentati në Laç/ Ja pista kryesore, Reçi tentoi të zgjidhte problemet e ...

09:27, 01/11/2021
A+ Aa A-

Laçi është tronditur nga krimi mëngjesin e sotëm. Ish-polici Xhelal Reçi, 61 vjeç, është ekzekutuar më armë zjarri në orën 07:23 sapo doli nga makina e tij tip ‘Benz’ për të hapur bizneset e tij. Ai kishte në pronësi një butik dhe një bar kafe në qendër të Laçit.

Në momentin që është qëlluar, Xhelal Reçi ka tentuar të largohet për t’u mbrojtur pas biznesit të tij, por nuk ka mundur dot t’i mbijetojn plagëve dhe ka humbur jetën. Xhelali njihej si njeri i urtë dhe i qetë. Mendohet se autorët e kanë ruajtur dhe vëzhguar prek ditësh 61-vjeçarin para se ta vrisnin atë.

Pak minuta pas vrasjes në Milot është gjetur dhe një makinë e djegur, që mendohet se është përdorur nga autorët.

Xhelal Reçi dyshohet se është ekzekutuar për shkak të të birit, Besnikut, të cilit një vit më parë i është bërë një atentat gjatë kohës që po lëvizte me familjen e tij. Ngjarja ndodhi në gusht të 2020, ku Besnik Reçi ishte në makinë bashkë me familjen e tij, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, kur u qëllua nga dy persona që lëviznin me motor. Fatmirësisht nga plumbat nuk mbeti njeri i lënduar, ndërsa ngjarja nuk është zbardhur as sot.

I biri Besnik Reçi njihej si një person problematik, i cili sherret dhe konfliktet i kishte të shumta me personat në Laç e më gjerë. Që prej kohës që i është bërë atentati, Besnik Reçi ka qëndruar pothuajse i fshehur dhe nuk ka lëvizur në ambiente të hapura, për shkak të frikës se mund ta vrisnin.

Ndërsa i ati, me eksperiencën e ish-policit, mësohet se është munduar disa herë për të shuar problemet dhe konfliktet që ka pasur i biri. Ai ka ndërhyrë tek personat me të cilët ka pasur probleme, por ky veprim nuk është pranuar nga palët kundërshtare me të cilët djali i tij ka pas konfliktet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 01/11/2021 10:01

Ne vrasim njeri tjetrin por Qeverine Rama e leme te na shkeli me kembe

Shto koment

Denonco