EMRAT/ Kapen 45.5 kilogramë heroinë në portin e Durrësit, dy të arrestuar

EMRAT/ Kapen 45.5 kilogramë heroinë në portin e Durrësit, dy të arrestuar

08:28, 26/10/2021
A+ Aa A-

Sekuestrohet 45 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroine në Portin e Durrësit.

Vihen në pranga 2 shtetas (pronari i mjetit dhe drejtuesi i mjetit).

Ata janë shtetasit, Olgert Duda, 36 vjeç, banues në Fier dhe Arian Çerma 45 vjeç banues në Durrës.

Mësohet se droga ishte fshehur në një kamion të ngarkura më kroma që kishte destinacion Italinë

Ja njoftimi i plotë:

Port, Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Portëz”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Operacioni nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit, e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit.

Sekuestrohet 45 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë

Vihen në pranga 2 shtetas (pronari i mjetit dhe drejtuesi i mjetit).

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta, si rezultat i kontrolleve intensive dhe informacioneve të marra në rrugë operative nga strukturat hetimore për një sasi lëndë narkotike që do trafikohej drejt Italisë, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Portëz”, i zhvilluar nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit.

Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: O. D., 36 vjeç, banues në Fier dhe A. Ç.,  45 vjeç, banues në Durrës.

Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit, bazuar në informacionet e grumbulluara, ka ushtruar kontroll të imtësishëm në kamionët në hyrje dhe në dalje. Gjatë kontrollit në dalje në vijën e dytë, në kamionin tip "Scania" në pronësi të shtetasit A. Ç., që drejtohej nga shtetasi O. D. dhe i ngarkuar me krom, me destinacion shtetin italian, me konkretisht në kabinën e kamionit, u gjetën të fshehura 43 pako të mbështjella me natriban brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar heroinë, me peshë totale 45 kilogramë e 500 gramë.

Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Trafikimi i narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco