Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Gazetarja bën deklaratën e fortë: Grabitësit nuk synonin paratë e Nazim Çangut, por...

Gazetarja bën deklaratën e fortë: Grabitësit nuk synonin paratë e Nazim Çangut, por...

21:42, 25/10/2021
A+ Aa A-

Tre ditë më parë u grabit në Nikël të Krujës banesa e biznesmenit Nazim Çangu, i cili u dhunua barbarisht nga persona të armatosur dhe të maskuar. 

Nën kërcënimin e armëve dhe terrorit fizik dhe psikologjik, persona të paidentifikuar kanë grabitur nga shtëpia e Çangut rreth 120 mijë euro dhe sende të tjera me vlerë. 

Lidhur me grabitjen që ka tronditur opinionin publik, gazetarja Klodiana Lala ka treguar të tjera detaje. 

Nga studio e 'Open', Lala tha se grabitësit nuk kishin si synim të merrnin paratë e biznesmenit Nazim Çangut, por disa dokumenta me rëndësi.

Sipas saj, vetë Çangu nuk po bashkëpunon me drejtësinë për zbardhjen e ngjarjes.

“Grabitësit nuk kishin synim paratë. Ata kanë shkuar aty për të marrë dokumente shumë të rëndësishme që kishte ruajtur Nazmi çangu. Por vetë çangu nuk po bashkëpunon me drejtësinë për ta treguar këtë gjë”, tha Lala.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco