Kush është porositësi i minave në Durrës/ Pyetet i arrestuari

Kush është porositësi i minave në Durrës/ Pyetet i arrestuari

12:55, 13/10/2021
A+ Aa A-

Ditën e djeshme (12 tetor) u sekuestruan në Durrës 2 mina me telekomandë të cilat do shiteshin kundrejt çmimit 6000 euro.

Si rrjedhojë mbeti i arrestuar poseduesi i tyre, 34-vjeçari P.D, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve".

Megjithatë identifikimi i porositësit të minave është i vështirë, pasi i arrestuari refuzon t'i tregojë policisë, se për kë destinoheshin 2 minat e sekuestruara.

Gazetari i Ora Neës, Edison Vatnikaj raporton se sipas hetimeve policore ka rezultuar se Fushë  Kruja është bazë e minave për prodhimin dhe montimin e tyre.

Nga fillimi i vitit deri më tani policia ka sekuestruar 15 mina dhe ka arrestuar 30 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco