Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Kapet në Milot – Morinë durrsaku me 8 emigrantë të paligjshëm në makinë

VIDEO/ Kapet në Milot – Morinë durrsaku me 8 emigrantë të paligjshëm në makinë

10:38, 04/10/2021
A+ Aa A-

Eshte arrestuar nga policia e Qarkut të Lezhës një person i cili me automjetin e tij po transportonte emigrantë të paligjshem në drejtim të Kosovës.

“Vihet në pranga 1 shtetas që u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës”.

Ja njoftimi:

DVP Lezhë

Mirditë/ Goditet një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vihet në pranga 1 shtetas që u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe strukturat e DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në  automjetin tip “Toyota ”  po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjetit. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E.Ç., 28 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, është kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Njësisë Operacionale të Autostradës Milot-Morinë, në Rubik, Mirditë duke transportuar me automjetin e tij  “ Toyota", 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco