EMRI/ Qëlloi në drejtim të një banese, kush është 44-vjeçari i shoqëruar në polici

EMRI/ Qëlloi në drejtim të një banese, kush është 44-vjeçari i shoqëruar në polici

16:18, 03/10/2021
A+ Aa A-

Një 44-vjeçar është shoqëruar në polici, pasi ka qëlluar në drejtim të banesës së një 29-vjeçari me inicialet A.SH.

Mësohet se në komisariat është shoqëruar shtetasi Saimir Meta. Ai dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të A.Sh, për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese, identifikohet dhe brënda pak minutash kapet e shoqërohet në ambientet e Policisë, autori i dyshuar.

Në lagjen nr.15, Durrës, shtetasi Saimir Meta 44 vjeç, duke qarkulluar me automjet, si pasojë e një konflikti për motive të dobta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit E. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Autori i dyshuar i ngjarjes, pasi ka qëlluar me armë është larguar me shpejtësi por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, brenda pak minutash është kapur dhe është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco