Vrau të dashurën ganeze dhe u vetëvra, dëshmitë: Pati debate të ashpra mes çiftit

Vrau të dashurën ganeze dhe u vetëvra, dëshmitë: Pati debate të ashpra mes çiftit

14:26, 03/10/2021
A+ Aa A-

Policia ende nuk ka mundur të mësojë se cili ishte konflikti mes dy të rinjve që përfundoi tragjikisht mbrëmjen e së shtunës në Tiranë.

26-vjeçari nga Dibra Klinton Pira dhe 31-vjeçarja nga Gana me shtetësi franceze Jawsackie Jaboah u takuan pas disa muajsh pritje, ndërsa një debat, kjo edhe pas marrjes së dëshmive të banorëve të pallatit rezultoi fatal për të dy.

26-vjeçari goditi disa herë 31-vjeçaren e cila edhe pse e plagosur rëndë arriti të zbriste poshtë në sheshpushimin e pallatit për të kërkuar ndihmë, por që humbi jetën rrugës për në spital.

Klinton Pira fillimisht tentoi të ndjekë ganezen, por më pas u rikthye në banesë dhe u hodh nga kati i 8-të i pallatit në Bulevardin ‘Gjergj Fishta’ pranë Gjykatës së  Tiranës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Burime pranë policisë thanë se Pira kishte mbërritur në Shqipëri para një muaji, ndërsa 31-vjeçarja ganeze kishte udhëtuar nga Franca mesditën e së shtunës.

Ka qenë vetë i riu që kishte marrë bashkëjetuesen e tij në aeroportin e Rinasit, ndërsa në rrjetet sociale, çifti dukej se kishin një marrëdhënie të mirë, por që përfundoi tragjikisht në Tiranë. /A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco