FOTO/ Makina inteligjente për shkeljet rrugore, tani gjoba të vjen në shtëpi

FOTO/ Makina inteligjente për shkeljet rrugore, tani gjoba të vjen në shtëpi

11:37, 03/10/2021
A+ Aa A-

Në akset rrugore do të vendosen pajisje inteligjente të cilat monitorojnë 24/7 lëvizjen e mjeteve në rrugë, duke regjistruar shpejtësinë, targën e mjetit dhe zbatimin e rregullave të tjera si vendosjen e rripit të sigurisë, apo përdorimin e celularit në timon etj.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ndoqi nga afër funksionimin e kësaj pajisjeje inteligjente, prodhim gjerman, në një nga segmentet rrugore që lidh Tiranën me Elbasanin dhe me këtë rast u bëri një apel përdoruesve të mjeteve të zbatojnë rigorozisht rregullat e qarkullimit, pas kjo pajisje ‘nuk njeh mik!’

Sipas Çuçit vetëm gjatë një ore pajisja ka regjistruar 305 raste shkeljesh të përdoruesve të mjeteve.

Më tej ai paralajmëroi shtetasit që shkelin në mënyrë të përsëritur rregullat e qarkullimit, se mund të rrezikojnë heqjen e patentës, sipas ndryshimeve të bëra në Kodin Rrugor.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha se gjoba iu dërgohet shoferëve kundravajtës brenda 30 ditëve nga konstatimi përmes Postës Shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco